Premier League hapi sezonin e ri dhe Mançester Siti eshte skuadra per t’u mundur. Trajneri i kampioneve te Anglise, Pep Guardiola nuk e ka aspak frike rolin e favoritit duke qene se gjithnje ka qene ne pozita te tilla.
‘Nuk ndjej presion. Prej 9 vitesh kam qene ne rolin e favoritit-tha Guardiola ne prag te ndeshjes te se dieles me Arsenalin duke iu kunderpergjigjur trajnerit te Liverpulit Jurgen Klop.
Mancester Siti kete sezon duket se do ta kete me te veshtire duke qene se kete vere blene vetem Mahrez, por trajneri katalanas nuk duket shume i shqetesuar.
‘Kete vit nuk kishim financat e duhura, ndoshta vitin tjeter do te jemi me aktive-vijoi Guardiola-veren e kaluar investuam te shume lojtare te rinj. Kishim 7-8 lojtare ne moshen mbi 30 vjec dhe duhej te rinovonim ekipin. Futbollistet kane treguar se mund te kem besim te ata. Besoj se kemi skuader te mire’.
Sfidanti.al