Ylli i ri i tenisit është Cicipas, barazon rekordin e Nadalit

Quhet Stefan Cicipas dhe është tenist grek. Djaloshi 19-vjeçar, që do të mbushë 20 ditën e nesërme, mund të quhet ylli i ri i momentit në këtë sport, pasi barazoi një rekord që e kishte realizuar Rafael Nadal në moshën e tij, në vitin 2006. Cicipas arriti të mundë 3 tenistë të 10-es së parë të renditjes botërore, në të njëjtin turne, në Mastersin e Torontos. Viktimat e tij ishin austriaku Dominik Tim, Novak Gjokoviç dhe gjermani Aleksandër Zverev. Në vitin 2006, Nadal ia kishte dalë në Montekarlo të mundte Gijermo Korian, Gaston Gaudion dhe Rozher Federerin.

Sfidanti.al