Guardiola, dënimi i UEFA-s erdhi, do rrish a do ikësh nga Siti?!

Pak ditë më parë, në Itali u njoftua se Pep Guardiola kishte rënë dakord për t’u bërë trajner i Juventusit. Në fare pak kohë, ndodhën dy ngjarje që mund ta “minojnë” ose ta konfirmojnë këtë variant mediatik. Së pari, Masimiliano Alegri tregoi edhe një herë aftësinë e tij duke drejtuar Juventusin drejt kualifikimit të pashpresuar në Champions ndaj Atletikos së Madridit, dhe së dyti, Mançester Siti u dënua nga UEFA për shkelje të rregullave për transferimet e të miturve.

UEFA ka vendosur që Siti të mos jetë në gjendje të marrë transferojë lojtarë këtë verë si dhe në janarin e 2020-ës, pra Pep Guardiola nuk do të ketë mundësi të përforcojë skuadrën siç do të dëshironte. Kjo do të thotë avantazh për rivalët në Angli, por edhe në Europë. Tashmë, çfarë vendimi do të marrë trajneri katalanas, që pak ditë më parë u shpreh se “nga Siti largohem vetëm nëse më shkarkojnë”?

Sfidanti.al