Greva e infermierëve godet edhe … Mançester Junajtidin!

Klubi anglez do të duhet të pakësojë kapacitetin e tifozëve në “Old Traford” për ndeshjen ndaj Bërnlit në Kupën e Anglisë, të planifikuar për javën e ardhshme. Në stadiumin e Mançester Junajtidit do të jenë 62 000 dhe jo 75 000 tifozë, siç është numri i përgjithshëm i vendeve në tribuna. Edhe pse të gjitha biletat janë shitur, sërish klubi nuk do të ketë mundësi të pranojë aq tifozë për shkak të grevës së infermierëve britanikë. Kjo grevë do të pakësojë shërbimet e ofruara, dhe do të ketë më pak infermierë dhe staf ambulator, për të qenë brenda rregullores. Junajtidi është i detyruar t’i kthejë paratë 12 000 tifozëve që kanë prerë bileta, por që nuk mund të vijnë në stadium.

Sfidanti.al