Gjysmëfinalja e Kupës në “Uembli” shëron “plagët” e Arsenalit!

Nuk është e lehtë të jesh lojtar apo tifoz i Arsenalit këto ditë. Elemimini nga Liga e Kampionëve ishte vetëm njëri nga dështimet e fundit të skuadrës së Arsen Vengerit, ndërsa rreziku më i madh mbetet që “topçinjtë” të mos kualifikohen për në Champions sezonin e ardhshëm. Në një Premier Ligë me konkurrencë të madhe,  disfata në Liverpul mund të rezultojë fatale.

Gjithsesi, fundjava solli një lajm të mirë, pasi londinezët kaluan në gjysmëfinalen e Kupës së Anglisë, kompeticion që e kanë fituar dy vjet më parë. Fati i Arsenalit, ndoshta, ishte që përballë pati skuadrën e kategorisë së pestë, Linkolnin, një tur pasi eleminuan ekipin tjetër të kategorisë së pestë, Saton Junajtidin. Aleksis Sançez, Teo Ualkot, Olivie Zhiru dhe Aron Ramsej shënuan ndaj modestëve, ndërsa Ljuk Uotërfall shkaktoi autogol. Arsenali arriti në gjysmëfinalen e Kupës së Anglisë për herë të 29-të, që është një rekord.

Sfidanti.alarsenal linkoln2