Situatat e jashtëzakonshme sjellin edhe ndryshime epokale. Një i tillë duket se po ndodh në futbollin më të vjetër të botës, atë anglez. Mediat londineze raportojnë se klubet kryesorë të Premier Ligës, besohet ata që quhen “gjashtëshja e parë”, po mendojnë për një ndryshim në format. Planet janë për një kampionat me 18 skuadra, diçka që në Angli nuk është para prej 117 vjetësh! Jo vetëm kaq, por klubet mendojnë të shkrijnë Kupën e Ligës si dhe Superkupën, një trofe tepër tradicional i krijuar që në 1908.
E tillë është vështirësia e krijuar nga kriza e koronavirusit, që i ka shtrënguar shumë financiarisht klubet. Dy rivalët më të mëdhenj në histori, Liverpuli e Mançester Junajtidi, janë bërë bashkë madje janë udhëheqës në këtë plan, duke u ofruar klubeve të ligave më të ulëta një paketë prej 250 milionë paundë stërlina për t’i ndihmuar. Për klubet e ligave të poshtme do të shkojë 25 për qind e të ardhurave vjetore të Premier Ligës, ndërsa 100 milionë paundë do t’i jepen Federatës.
Sfidanti.al