Fulhami dhe Aston Vila..  luftë për Premier Ligën dhe afro 200 milionë euro

Ekipi që do të fitojë play-off-in për t’u kualifikuar për në Premier Ligën angleze mes Fulhamit dhe Aston Vilës do të fitojë 160 milionë sterlina (182 milionë euro) gjatë tre viteve të ardhshëm. Bëhet e ditur se Fulhami që synon kthimin në kampionatin elitar anglez mbas katër vitesh, do të mund të fitojë gjithsej 194 milionë euro, ndërsa ekipi i Birmingemi, nëse do të arrijë që të fitojë në “Uembli”, do të arkëtojë 10 milionë euro më pak. Arsyeja e dallimit vjen për shkak të faktit se Aston Vila ra nga Premier Liga para dy sezonesh, kështu që nuk do të mund t’i sigurojë mjetet financiare “të garantuara” nga Championship-i.

Ndeshja më e pasur e sezonit do të luhet në “Uembli”, të shtunën, në orën 18:00, vetëm dy orë para finales së madhe të Champions-it mes Liverpulit dhe Realit të Madridit.

Sfidanti.al