Futbollisti i ri i PSZH-së, Adrien Rabio, nuk u gjend në listën prej 23 lojtarësh që do të shkojnë, në përbërje të përfaqësueses franceze, në Kupën e Botës Rusi-2018, ndërkohë që trajneri i saj, Didie Deshamp, e vendosi këtë mesfushor në listën rezervë prej 11 futbollistësh. Kjo listë është rezervë dhe në të përfshihen futbollistët që mund të shërbejnë si zëvendësues të mundshëm, nëse ndonjë lojtar nga lista kryesore (e parë) dëmtohet ose, për ndonjë arsye tjetër, nuk do të mund të udhëtojë për në kampionatin botëror të ardhshëm (14 qershor – 15 korrik).
Sidoqoftë, Rabio e refuzoi përfshirjen e tij në listën e rezervave, duke i kërkuar, personalisht, Deshampit që ta fshijë emrin e tij nga kjo listë. Vendimi i futbollistit të ri të lartpërmendur nuk u prit aspak mirë në PSZH, me të cilën luan Rabio, kështu që ka mundësi, sikurse shkruan media franceze, që ky futbollist mesfushor të largohet nga klubi francez gjatë kësaj vere.
Sfidanti.al