Everton ndalon gazetarin e ‘The Sun’ në ambientet e tij

Fjalët fyese në drejtim të Ross Barkley i kanë kushtuar jo pak gazetarit të ‘The Sun’, Kelvin MacKenzie, pasi klubi i Everton vendosi që ta ndalojë atë të hyjë në ambientet e tij. Në një artikull të publikuar ditën e premte, Mackenzie e quajti Barkley gorrillë duke marrë parasysh që gjyshi i mesfushorit ka lindur në Nigeri. MacKenzi i shtoi dozat e fyerjeve duke theksuar se njerëz të ngjashëm me Barkley në Liverpool janë edhe trafikantë droge.

Në një komunikatë për shtyp, Everton theksoi se sulmet e bëra nga kjo gazetë janë të papranueshme, ndërkohë që drejtuesit e ‘The Sun’ kërkuan ndjesë për fjalët fyese ndaj Barkley. Në të njëjtën kohë policia në Livepool ka nisur hetimet mbi artikullin e MacKenzie për të parë nëse ka nxitje të urrejtjes e racizmit. Nuk është hera e parë që MacKenzie vihet në një situatë të tillë. Në shkurt ishte Liverpool që e ndaloi atë për shkak të problemeve të shfaqura në një artikull të publikuar në lidhje me tragjedinë e Hillsborough.

Sfidanti.al