Paulinho rrezikon; Pozoi me aktore porno në reklamën e një kompanie bastesh

Ish futbollisti i Tottenhamit, Paulinho rrezikon që të përjashtohet nga Kina dhe shkak për këtë u bë aktorja japoneze e filmave pornografikë, Tsukasa Aoi. Braziliani, që aktualisht është pjesë e Guangzhou Evergrande, së bashku me Aoin pozuan së bashku në një reklamë promovimi për një kompani bastesh duke u vënë në shënjestrën e autoriteteve kineze dhe kjo për faktin se pornografia dhe bastet janë të ndaluara me ligj në vendin nga Lindja e Largët.

Drejtuesit Guangzhout ku Paulinho luan që nga viti 2015, nuk pranuan të marrin asnjë përgjegjësi për këtë veprim të futbollistit duke deklaruar se ai nuk i kishte njoftuar për këtë, ndërkohë që agjentët e Paulinhos e mbrojtën atë duke thënë se braziliani nuk ishte në dijeni të profesionit të Tsukasa Aoit dhe se e anuloi kontratën pasi imazhet nuk mund të shfaqeshin pa autorizimin e tij.

sfidanti.al