Ish trajnerit të Barcelonës e Bayern Munichut, Pep Guardiolas, nuk po i ecën mirë në Premierligë.
Në xhiron e 21’të, skuadra e spanjollit është turpëruar nga Evertoni, duke pësuar humbje 4:0, që ishte e pesta deri më tani këtë edicion në Premierligë, transmeton Gazeta Express.
Romelu Lukaku (37’), Kevin Mirallas (47’) 18 vjeçari Tom Davies dhe 19 vjeçari Ademola Lookman (90′), realizuan për rezultatin përfundimtar 4:0.
Pas kësaj humbje, City mbetet në pozitën e pestë me 10 pikë prapa liderit Chelseat, teksa mund të humbasë vendin e pestë nëse Manchester United triumfin ndaj Liverpoolit