Edhe vetë Ançeloti është i habitur me vitin 2020 të Evertonit!

Është një nga trajnerët më të lumtur të Premier Ligës, dhe padyshim një nga më të shquarit. Karlo Ançeloti është edhe i habitur pasi Evertoni i tij triumfoi edhe në ndeshjen e radhës dhe u ngjit në vendin e dytë në renditje pas Liverpulit. Një derbi për titullin nuk ndodhte që në vitet 80-të, dhe tifozët në “Gudison Park” (më shumë nëpër shtëpi e nëpër klube) ëndërrojnë që blutë liverpulas të jenë të tillë deri në fund.

“Ne luajtëm me pasion dhe kërkuam që ta fitonim ndeshjen, – tha Ançeloti, – po ashtu u mbrojtëm mirë, dhe mendoj se bëmë paraqitjen e duhur, edhe pse goli erdhi në fund. Ne jemi optimistë, edhe pse e dimë se çdo ndeshje do të jetë e vështirë. Jemi të lumtur që jemi pranë kreut, jemi në garë. Nuk e prisnim këtë, por tani duam që të jemi në këtë nivel”.

Evertoni fitoi 1-0 në fushën e Shefild Junajtidit, në një sfidë shumë të vështirë, dhe italiani ishte padyshim i kënaqur. Islandezi Gilfi Sigurdson shënoi golin e vetëm në “Bramall Lejn”, 10 minuta para fundit, por fitorja e Evertonit ishte e merituar. Evertoni është në vendin e dytë në Premier Ligë me 29 pikë, Mançester Siti është ngjitur në 26 me një ndeshje më pak, ndërsa Çelsi mbeti në kuotën e 25 pikëve.

Sfidanti.al