Eden Azari flirton publikisht me Realin..i ka humbur çelsi!

Mediumet spanjollë, sidomos, ata që konsiderohen si të afërt me klubin “mbretëror”, kanë disa ditë që “shtyjnë” informacionin se njeriu nr.1 i Realit (M), Florentino Perez, është gati që të ndajë nga buxheti i vet plot 120 milionë euro për shërbimet e mesfushorit ofensiv belg të Celsit, Eden Azar, që ka tërhequr vëmendjen e opinionit publik me deklaratën e tij të fundit se do ta konsideronte me seriozitet një ofertë eventuale nga kampioni i vjetër-i ri i Evropës, Reali i Madridit.

“Natyrisht që unë do ta konsideroja me seriozitet një ofertë eventuale nga Reali. Unë kam ambicie që të fitoj sa më shumë trofe. Do të jetë bukur, nëse do të fitojë Ligën e Kampioneve, por edhe Celsi e ka një ambicie të tillë. Me të vërtetë, nuk e di se çfarë do të ndodhë gjatë sezonit veror të transferimeve. Ajo që di unë, është se, sipas kontratës, duhet të luaj edhe tre sezone me Celsin dhe se, sapo përfunduam, një sezon fantastik”, vuri në dukje Azari.

Sfidanti.al