David de Gea është i gatshëm të nënshkruajë kontratë të re pesëvjeçare me Manchester United, me pagë javore prej 400 mijë euro, zbulon e madhja angleze “ The Sun”.
Portieri spanjoll pritet ta vërë firmën në kontratë para se ta përfaqësojë Spanjën në Kupën e Botës në Rusi këtë verë.
Në bazë të kontratës së re, De Gea do të bëhet lojtari i dytë më i paguar në historinë e United, pas kilianit Alexis Sanchez, i cili merr pagë javore prej 576 mijë euro.