E ardhmja e Antonio Kontes te Çelsit eshte ne fije te perit. Largimi i tij nga Blute e Londres pritet te ndodhe shume shpejt. Mesohet se pika kyçe e kesaj çeshtje qendron te zgjidhja e kontrates.
Çelsi dhe Antonio Konte kane nenshkruar nje kontrate me klauzole te dyfishte qe vlen per te dy palet dhe per kete arsye drejtuesit e klubit anglez kerkojne qe te arrijne ne nje zgjidhje konsensuale te saj, nderkohe qe Konte kerkon ta respektoje kontraten e tij deri ne fund dhe kete ai e beri te ditur kete edhe pas fitores se Kupes se Anglise.
Por ne kampin e Roman Abramoviç ka nje tjeter version te fakteve me manjatin rus qe do ta shkarkonte qe ne janar po te kishte gjetur nje zevendesues te Kontes pasi mori refuzimin e Luis Enrikes. Gjerat u perkeqesuan pas deshtimit te Çelsit qe te hyje ne Ligen e Kampioneve.
Problemi te Çelsi nuk qendron vetem te zgjidhja e kontrates se Kontes, por edhe te gjetja e pasuesit te tij. Duke pare se opsioni Alegri u sfumua, media angleze kembengul te emri i Luis Enrikes duke pare se edhe Arsenali do te marre Unai Emerine. Emra te tjere qe permenden jane dhe Slavisa Jonakovic e Xhodi Morris me kete te fundit qe drejton ekipin e te rinjve te Çelsit.
Sfidanti.al