Ne Ukraine shperthen skandali vetem pak dite nga finalja e Liges se Kampioneve mes Realit te Madridit dhe Liverpulit. Policia ukrainase ndermori nje superoperacion kunder trukimit te ndeshjeve dhe sipas disa portaleve ukrainase jane kryer mbi 50 kontrolle ne 9 qytete te vendit.
Mesohet se keto kontrolle jane bere si pjese e hetimeve per 5 banda kriminale qe dyshohen se administrojne biznesin e basteve ilegale. Ky eshte operacioni me i madh i organizuar kunder trukimit te ndeshjeve. Mesohet se ne te jane te perfshire trajnere, futbolliste profesioniste, presidente klubesh e arbitra.
Nderkaq jane publikuar emrat e pare te personave te perfshire ne kete skandal. Mes tyre spikasin ata Oleksander Sevidov qe deri sezonin e kaluar ishte trajner ne Divizionin e Pare te kampionatit ukrainas, Ruslan Zabranskit ish trajner tani drejtues i klubit Mikolaiv ne Divizionin e dyte, arbitrave Eugen e Viktor Aranovski, Oleksander Pavlijuk, Aleksander Sakno.
Sipas policise ukrainase jane te pakten 50 ndeshje te trukuara dhe te perfshire jane 35 nga 52 klubet profesioniste te futbollit ne Ukraine, shifra keto qe jane vertet shqetesuese. Hetimet flasin se prej 5 vitesh 5 grupe te organizuar kriminale krijuan nje organizate ku benin pjese presidente, ish futbolliste e lojtare ne aktivitet, arbitra e trajnere qe ne total jane 320 persona per te cilet eshte dokumentuar trukimi i mbi 57 ndeshjeve.
Sfidanti.al