Uest Ham Unitedi ka konfirmuar e Dimitri Payet ka kompletuar transferimin te Marseille për 25 milionë funte dhe menyra se si ka ikur ka qënë aspak normale, madje jo e denjë per klasiin e tij.
29-vjeçari më herët gjatë muajit u mësua se nuk dëshironte të luante më për klubin anglez, dhe londinezët pranuan ta shesin atë më lirë në krahasim me çmimin që kërkonin në fillim.
Francezi është kthyer te ish-klubi nga i cili u largua një vit e gjysmë më parë drejt West Hamit për vetëm 10 milionë funte.
Klubi në konfirmim ka treguar se “është i zhgënjyer që Payet nuk ka treguar vendosmërinë dhe respektin që West Hami i ka ofruar atij bashkë me tifozët”.