Strategu italian, Antonio Konte, trajneri aktual i Celsit kryesues në Premier Ligën angeze, po të besosh mediumet italianë, ndodhet në rrugë të mbarë që të kthehet në Serinë A italiane, konkretisht, tek Interi i Milanit, duke pasur parasysh edhe faktin se atij i është propozuar një pagesë vjetore prej 15 milionë eurosh dhe përforcimi parë që ai do të marrë, do të jetë ylli i Atletikos së Madridit, Antuan Grizman. Në pamje të parë, kalimi i tij nga Celsi tek Interi duket jo fort realist, por, mëgjithatë, Konte është afër marrjes përsipër të timonit të gjigantit italian, Inter.
Konsorciumi kinez që kryesohet nga kompania “Suning” dhe që e mori në zotërim, kohët e fundit e fundit, këtë ekip italian, planfikon që t’i japë Kontes një pagë vjetore të pazakontë prej 15 milionë eurosh. Sipas informacioneve të fundit, Konte e ka pranuar ofertën dhe, tani, ka mbetur vetëm që Interi dhe Celsi të merren vesh për kompensimin që nuk duket se mund të përbëjë ndonjë problem. Si përforcim i parë për Konten, përmendet ylli i Atletikos së Madridit, Antuan Grizman.
Madje, bëhen të ditur edhe detaje, midis tyre edhe se ky klub milanez është gati që të paguajë për sulmuesin francez plot 100 milionë euro. Nëse arrihet deri te transferimi i Grizmanit, atëherë, ky do të jetë një rekord i ri në Itali, pasi, momentalisht, Gonzalo Iguain është futbollisti më i shtrenjtë i “çizmes”, duke kaluar nga Napoli tek Juventusi për pak më shumë se 90 milionë euro.
sfidanti.al