Vendimi nga autoritetet u mor dhe një ndeshje tepër e rëndësishme do të luhet në një moment të veçantë. Totenhem-Arsenal nuk u luajt javë më parë për shkak të situatës me koronavirusin (“topçinjtë” nuk kishin 12 lojtarë në atë kohë), ndërsa tani drejtuesit e Premier Ligës kanë vendosur që dy ekipet të ndeshen në fushën e Spërsave 10 ditë para fundit të sezonit në kampionat. Derbi i Londrës do të jetë në 12 maj dhe kështu siç janë punët mund të jetë një finale për kualifikimin në Champions. Totenhemi dhe Arsenali pretendojnë për vendin e katërt, ndërsa gara është edhe me Mançester Junajtidin apo edhe Uest Hemin.
Sfidanti.al