Shpejt ta thuash, edhe kur fjalët dalin nga goja e një sulmuesi të madh. Xhon Olldrixh luajti gati 900 ndeshje në karrierë dhe shënoi gati 500 gola, ndërsa mbahet mend për periudhën që kaloi tek Liverpuli në gjysmën e dytë të viteve 80-të. Ai sulmues modern, që u detyrua të kënaqej vetëm me “gjellë angleze”, vlerëson sot se Liverpuli i Jurgen Klopit mund të quhet ekipi më i madh i të kuqve në histori. Një vlerësim tepër i guximshëm, pasi e kaluara ka pasur ekipet e Bill Shenklit apo Bob Pejslit, për të mos thënë të Roi Evansit apo Keni Dalglishit.
“Ne jemi dëshmitarë të një skuadre të Liverpulit që është në nivelet e skuadrave më të mëdha të klubit në të gjitha kohët, – tha ai, për “Skajin”, – ajo që kanë bërë deri tani është e pamendueshme, e pabesueshme, kanë fituar kaq shumë. Nëse do t’ia dalin të fitojnë Premier Ligën, me gjasë do të jenë skuadra më e madhe e Liverpulit në histori”. Vetë Olldrixh bën pjesë tek brezi i dënuar për të mos luajtur në Europë, dhe që fitoi titullin e parafundit kampion për Liverpulin në 1988.
Sfidanti.al