Antonio Conte thyen më në fund heshtjen për cështjen Diego Costa që është kthyer në objektivin e Atletico Madrid për sezonin e ardhshëm. Trajneri italian i Chelseat konfirmoi largimin e sulmuesit spanjoll nga kryqyteti anglez duke shtuar se këtë vendim ai e kishte marrë që në muajin janar. ‘Nuk më pëlqen të flas për futbollistë që nuk do të qëndrojnë në këtë skuadër-tha Conte-situata ishte e qartë që nga muaji janar si për Diego Costën ashtu edhe për agjentin e tij. Për mua kjo çështje është e mbyllur prej shumë kohësh’. Conte më pas foli për blerjen e re të Chelseat, Alvaro Moratën duke theksuar se sulmuesi spanjoll ka qenë gjithnjë objektivi kryesor i kampionëve të Anglisë dhe se blerja e tij ishte dicka pozitive për Chelsean.
sfidanti.al