Wayne Shaw në muajin shkurt u bë protagonist në median britanike pasi u shkarkua nga skuadra e Sutton sepse u pikas në stol ndërsa ishte duke ngrënë një sanduiç gjatë ndeshjes së FA Cup me Arsenal, video e të cilit bëri xhiron e botës në pak sekonda. Një episod ky që u vu edhe në qendër të hetimeve pasi Sun Bets, pronarja e tabloidit ‘The Sun’ kishte vendosur koeficientin 8-1 se portieri do të bënte atë veprim. Pak muaj më vonë, Wayne Shaw theu heshtjen duke dhënë një intervistë për ‘Telegraph’. ‘M’u shemb bota në kokë kur mësova se më shkarkuan-tregon Shaë-u mbyta në lotë. Nuk më kishte ndodhur kurrë në jetë që të më shkarkonin. Një situatë kjo, e cila është ende në mendjen time dhe ndoshta do të jetë edhe për shumë kohë. Kalova në depresion, nuk flija mirë dhe u stresova shumë. Askush nuk deshi të mësonte versionin tim të ngjarjeve. Klubi nuk deshi të bënte aspak me këtë histori. Nuk përfitova asgjë nga ana financiare e as miqtë e mi’
sfidanti.al