Ç’ishin ato fjalë, situata mes Murinjos dhe Pogbas mbetet alarmante

Marrëdhëniet mes trajnerit të Mançester Junajtidit, Zhoze Murinjos, dhe mesfushorit francez, Pol Pogba, po bëhen gjithnjë e më shumë të ftohta. Të paktën kështu shkruan media angleze. “Gazeta “San” vinte në dukje se Murinnjo kishte zhvilluar një bisedë me Pogban, të cilit ai i kishte thënë se, nëse donte që të ikte nga klubi, lë të kërkonte transferimin dhe të mos bënte deklarata plot aluzione nëpër media.
Pogba, mbas ndeshjes së parë të Premier Ligës me Lester Sitin që “djajtë e kuq” e fituan 2-1, bëri një deklaratë në formë enigme, nga e cila mund të konkludoje se ai nuk i kishte mirë punët në klub. “Ka disa gjëra që unë nuk mund t’i them, sepse, përndryshe, do të më dënonin”, deklaroi Pogba.
Sipas gazetës së mësipërme angleze, Murinjo i kishte thënë Pogbas: “Bisedo me mua dhe jo me median, nëse ke ndonjë problem. Në qoftë se do që të ikësh përsëri nga Junajtidi, kërko transferim”.
Sfidanti.al