Ç’thua kështu De Laurentiis: Dyshime për Romën e Liverpulin!

Nuk është fjala për futbollin e luajtur dhe për gjysmëfinalen e vjetshme në Champions. Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentis, ka hedhur një dyshim të madh lidhur me pronësinë e dy klubeve, Liverpulit dhe Romës, diçka që ndoshta mund të hetohet në Itali, Angli apo SHBA.

De Laurentiis e nis gjithçka lidhur me transferimin e portierit Alison në “Anfild” për 75 milionë euro. “Unë nuk do ta jepja Alisonin as për 100 milionë euro, – tha ai, – e kërkova për 60 milionë, por nuk ma dhanë. Gjithnjë kam dyshuar se pronari i vërtetë i Romës është po ai i Liverpulit.

“Një “zogth” ma ka thënë këtë në vesh disa vjet më parë, – vazhdoi presidenti i Napolit, – por nëse është e vërtetë, dy skuadrat as nuk mund të pranohen në Champions”. Reagimi i presidentit të Romës, Xhejms Palota, ishte i menjëhershëm. “Çfarë po tymos, ADL? – deklaroi ai me ironi, – tani, do të mësosh se kam në pronësi edhe Barçën e Bajernin”.

Sfidanti.al