Një kuriozitet aq më shumë për marrëdhëniet së fundmi mes Turqisë dhe Gjermanisë. Bajerni i Mynihut luan sot në Kupën e Gjermanisë ndaj Drohterzenit modest, në radhët e të cilit luan një futbollist me emrin Erdogan (ose Erdoan, siç e lexojnë turqit). Cili është ky Erdogan në klubin e Gjermanisë Veriore?
Është një futbollist jo me origjinë turke, por maqedonase, i lindur në Hamburg 26 vjet më parë. Erdogan Pini ka luajtur dy ndeshje për Maqedoninë U21, është 1.84 metra shtatlartë dhe ka rolin sulmues. Ka qenë me para të rinjtë dhe të rinjtë e Volfsburgut dhe me St. Paulin, tani tek Drohterzen/Asel.
Duke qenë me origjinë nga Maqedonia, ndoshta aim und të ketë rrënjë turke, pasi ka popullsi turke në këtë shtet të Ballkanit. Emri Erdogan është i njohur në gjuhën dhe në popullin turk dhe do të thotë “burrë i lindur si trim, apo si luftëtar”. Presidenti i Turqisë ka një mbiemër të tillë, pra Rexhep Taip Erdogani.
Sfidanti.al