Sido që të përfundojë ky sezon, Antonio Konte e shkroi me germa të arta emrin e tij në historinë e Çelsit. 12 fitore radhazi në Premier Ligë blutë e Londrës nuk i kishin arritur asnjëherë më parë.
“Të fitosh 12 ndeshje radhazi në këtë kampionat nuk është e lehtë. Është një seri fantastike rezultatesh, por është e rëndësishme që ta vazhdojmë. Pas katër ditësh na pret një tjetër ndeshje e fortë dhe duhet ta përgatisim mirë, sepse tani të gjithë duan të na mundin”, tha trajneri Antonio Konte pas suksesit 3-0 ndaj Bornmëthit.