Chelsea mban larg Realin e Madridit, i ofron rinovimin Eden Hazard

Chelsea merr masat kundër ofensivës së Realit të Madridit për Eden Hazard. Sipas të përditshmes britanike ‘Daily Express’, Blutë e Londrës po mendojnë t’i ofrojnë futbollistit rinovimin e kontratës që do të shoqërohet edhe me një rritje të pagës. Mësohet se rinovimi i oferuar nga Chelsea për Hazard do të jetë deri në vitin 2020, ndërsa shifra që belgui do të përfitojë me të është 340 mijë Euro në javë, për t’u bërë futbollisti më i paguar në Premier League. Eden Hazard është kthyer në fushat e lojës 3 muaj pas dëmtimit të pësuar në kavilje. futbollisti duket se është në formën optimale, gjë që u pa edhe në ndeshjen me Atletico madriod në Ligën e kampioneve, me Hazard që rezultoi të ishte futbollisti më i mirë në fushë për skuadrën londineze.

sfidanti.al