Referendumi në Catalunya, futbolli në mbështetje të votës

Procesi i votimit në referendumin për pavarësinë e Catalunyas preku edhe futbollin e ketij rajoni. Nje prej lojtarëve të skuadrës së Barcelonës, Gerard Pique e shprehu vullnetin e tij në kutitë e votimit dhe ia tregoi kete edhe botes nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. ‘Sapo votova. Së bashku do të jemi të pathyeshëm në mbrojtje të demokracisë-shkruante Pique në Twitter pa harruar të komentojë edhe atë cfarë ndodhi në rajonin katalanas ditën e votimit ku u regjistruan shumë të plagosur.

‘Ky është një turp-tha 30 vjecari pas hedhjes së votës së tij në kuti. Një tjetër emër i madh i futbollit katalanas që shfaqi mbështetjen ndaj këtij procesi  ishte Carles Puyoj, edhe ish kapiteni legjendar skuadrës blaugrana,. ‘Të votosh është demokraci-shkruante 39 vjecari në postimin e tij në rrjetin social Twitter. Për referendumin në Catalunya dhe atë cfarë po ndodh në rajon foli edhe Xavi Hernandez, edhe ky një emër i dashur për katalanasit. Mesfushori 37 vjecar që aktualisht është pjesë e Al Sadd në Katar shprehu indinjatën për incidentet në vend. ‘Ajo cfarë po ndodh sot në Catalunya është një turp-tha Xavi-është e papranueshme që në një vend demokratik të të mohohet e drejta e votës. Mbështes të gjithë personat që po kërkojnë të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës në formë paqësore. Rroftë Catalunya.

sfidanti.al