Referendumi në Catalunya gjen mbështetjen edhe të… Miss BumBum

Quhet Suzy Cortez, por njihet më shumë si Miss BumBum. Braziliania ka dalë hapur si një tifoze e flaktë e Barcelonës e sidomos Leo messit e Gerard Pique dhe këtë ajo e tregoi edhe këto ditë. Në Catalunya, 1 tetori ishte dita e votimit në referendumin për pavarësi dhe Suzy tregoi mbështetjen e saj nëpërmjet një postimi në rrjetin social Twitter ku shfaqej flamuri i Catalunyas së pavarur e shoqëruar me mesazhin: ‘Mbështetja ime totale për të drejtat e popullit katalanas për mbajtjen e referendumit të pavarësisë së Catalunyas’, për të shtuar më pas edhe 2 emotikone në formën e zemrës me ngjyrat e verdha dhe të kuqe.

sfidanti.al