Celsi nuk ndalet më, ndaj Kristal Palas vjen fitorja e 6 radhazi

Celsi I Frenk Lampard nuk ndalet më në Premier Leaguen angleze. Skuadra e Bluve mundi këtë të shtunë Kristal Palas në derbin londinez me rezultatin 2-0 duke regjistruar fitoren e 6 radhazi duke lënë pas vështirësitë e fillimit të sezonit dhe duke fituar njëkohësisht të drejtën për t’u ngjitur për momentin nëvendin e dytë në klasifikimin e kampionatit anglez të futbollin.

Pjesa e parë e sfidës së luajtur në Stamford Bridge u mbyll me rezultatin e barabartë 0-0. Pas pushimit të sfidës historitë ndryshuan dhe Celsi arriti të gjejë dy gola në këtë përballje me Kristal Palas. Ai që zhbllokoi rezultatin për Blutë ishte pikërisht Temi Abraham në minutën e 52, ndërkohë që pas 17 minutash ishte Kristian Pulishic ai që shënoi një tjetër gol për Celsin që në fund të takimit fiksoi shifrat në 2-0.

Sfidanti.al