Kanë qenë “dy mosketierët” bavarezë, dhe kanë krijuar një klub model. Bajerni ka qenë këto vite jo vetëm më i forti më Gjermani, por edhe fitues i Championsit në 2013, si dhe një model i shkëlqyer biznesi. Merita padyshim ka qenë e presidentit Uli Hënes dhe e shefit ekzekutiv, Karl-Hajnc Rumenige, dy legjenda të Mynihut. Çfarë do të ndodhë tani, që Hënes do të largohet nga detyra në 15 nëntor?
Analisti Marsel Rajf, deklaron se ikja e Hënesit do të forcojë pozitën e Rumeniges. “Bajerni do të jetë në udhëkryq, – u shpreh ai, – Hënesi e ka quajtur si një klub të familjes, ndërsa Rumenige ka qenë më global, duke kërkuar biznes në Singapor, në Shangai të Kinës dhe në Nju Jork, në SHBA. “Nëse duam të fitojmë disa gjëra duhen thënë hapur, – është shprehur Rumenige, – ne ruajmë rregullin 50+1 (që tifozët kanë shumicën e aksioneve), ndërsa të tjerët fitojnë Championsin. Duhet të jemi në majën më të lartë, mund të kënaqemi në Aue apo Frajburg, por nuk mund të fitojmë Championsin”.
Sfidanti.al