Asnjë suprizë në 90 minutat e fundit; Mancester Siti, kampion i Anglisë

Mancester Siti nuk bëri hap fals në javën e fundit të kampionatit dhe u shpall kampion i Anglisë për të 6 herë në historinë e tij dhe për të 2 vit radhazi. Në javën e fundit të Premier Leagues Mancester Siti u përball me Brajtonin në fushën e këtij të fundit, por duke pasur sytë dhe veshët edhe nga Anfieldi te sfida mes Liverpulit dhe Ulvërhemptonit, pasi edhe gabimi më i vogël e linte pa trofeun e kampionit.

Dhe Mancester Siti nuk i zhgënjeu aspak tifozët e saj teksa fitoi 4-1 ndaj Brajtonit duke e bërë të pavlefshme fitoren 2-0 të Liverpulit me Ulvërhamptonin, me The Reds që gjithsesi e vendosi një rekord në Premier League, pasi deri tani asnjë skuadër e vendit të dytë nuk e kishte mbyllur kampionatin me 97 pikë.

Megjithatë gjërat nuk nisën mirë për Mancester Sitin që e pa veten në disavantazh pas 27 minutash pasi golit të Mërrej për Brajtonin, ndërkohë që në Anfield, Liverpuli kishte kaluar në avantazh me golin e Mane. Në këtë moment ishin The Reds kampionët e Anglisë. Por skuadra e Guardiolës reagoi menjëherë dhe pas 1 minute barazoi me Agueron.

Pas 10 minutash erdhi dhe momenti i përmbysjes së rezultatit kur Laporte shënoi golin e dytë për Citizens dhe në këtë moment gjërat u thjeshtësuan shumë për skuadrën e Pep Guardiolës që në pjesën e dytë shënoi edhe 2 gola të tjerë me Mahrez dhe më pas me Gyndoan që ekzekutoi në mënyrë perfekte një goditje dënimi.
Në anën tjetër, në Anfield, Sadio Mane shënoi edhe golin e dytë për Liverpulin por që pati pak vlerë, pasi trofeu i kampionit edhe për këtë vit mbajti ngjyrën Blu të Mancester Sitit që rikonfirmohet në fronin e kampionit të Anglisë.

sfidanti.al