Juventus zbulon fanelën e re, pa shirita

Tani është zyrtare; fanela e sezonit 2019/20 e Juventusit do të jetë pa vizat bardhezi. Klubi torinez ka bërë prezantimin e tyre duke konfirmuar zërat që po qarkullonin prej javësh. Fanela e re e Juventusit është e ndarë në dy fusha me një vijë të hollë rozë në mes, ndërkohë që slogani është: ‘Mos ki frikë nga ndryshumi, guxo të vendosësh rregulla të reja. Bëj që traditat të mos jenë një kufi’.

Mes futbollistëve që u bënë imazhi i publicitetit të fanelës së re të Juventusit ishin Kristiano Ronaldo, Bernardeski, Kielini, Betankur, Ken si dhe dy prej futbollistëvë më të përfolur në merkaton e transferimeve; Paulo Dibala dhe Miralem Pjanic. A është ky një tregues që këta lojtarë do të qëndrojnë te Zonja e Vjetër?.

sfidanti.al