Arsenali  kampion për të tradhëtuar tifozët, përjetësisht Venger…

Kolumnisti i Inside World Football, Matt Scott, ka njoftuar se 67-vjeçari tashmë e ka nënshkruar kontratën e re, e cila do ta mbajë në krye të skuadrës edhe në dy sezonet e ardhshme. Sipas njoftimeve, klubi është duke e pritur momentin e përshtatshëm për ta bërë publike arritjen e marrëveshjes, duke qenë se tifozët e Arsenalit janë duke kundërshtuar vazhdimin e kontratës së strategut francez.

“Do ta bëj të ditur të ardhmen time së shpejti. Shumë shpejt do ta merrni vesh”, ka thënë Wenger kur është pyetur për këtë temë.

Humbja nga West Bromi ishte e katërta në pesë ndeshjet e fundit në Ligën Premier duke i zhvendosur Topçinjtë në vend të gjashtë në tabelë – me katër pikë prapa vendit të katërt që mbahet nga Liverpooli.