Arsenali feston edhe kur golat bëhen në ..kontrata!

Arsenali ka njoftuar se ka vazhduar kontratat me tre lojtarë dhe ky nuk është lajm i zakonshëm nëse do të shikoni se cilët janë lojtarët që kanë pranuar lidhjen.

Treshja francez, Francis Coquelin, Olivier Giroud dhe Laurent Koscielny kanë vazhduar kontratat me Arsenalin.

Klubi londinez ka njoftuar se ka nënshkruar kontrata të reja me lojtarët e lartpërmendur, por nuk ka treguar kohëzgjatjen e tyre.

“Ne jemi shumë të kënaqur që tre anëtarë të rëndësishëm të ekipit tonë kanë nënshkruar për ne kontrata  afatgjate”, ka deklaruar menaxheri i Arsenalit, Arsen Venger.