Trajneri i Mançester Junajtidit, Zhoze Murinjo, dhe futbollisti më i shtrenjtë në Premier Ligë, Pol Pogba, i groposën “sëpatat e luftës” për të mirën e klubit. Futbollisti francez dha fjalën se ai nuk do të largohet nga klubi gjatë sezonit dimëror të transferimeve, ashtu sikurse kishte paralajmëruar. Të dy të lartpërmendurit hynë në konflikt njeri me tjetrin në gusht, kur dolën spekulimet se Pogba kishte kërkuar që të shitej te Barcelona. Murinjo, nga ana e tij, i bëri vërejtje futbollistit francez se ai nuk ishte kthyer në kohën e duhur në stërvitje mbas mbarimit të Botërorit të Rusisë, ku Pogba u shpall kampion bote, por argëtohej në Los Anxhelos.
Megjithatë, problemet e ndërsjella që kanë pasur Murinjo dhe Pogba, nuk duket se do të harrohen shpejt dhe ka mundësi që futbollisti francez të kërkojë të largohet nga Junajtidi në fund të këtij sezoni. Pogba është i zhgënjyer në klubin e “djajve të kuq”, sidomos sa i përket pagës, sepse kjo e fundit as që i afrohet pagës së Aleksis Sançesit që merr 505 000 sterlina në javë.
Sfidanti.al