Alen Shirer sërish kundër rymës: Sançez nuk është Aguero

Paraqitja e jashtëzakonshme e Aleksis Sançez në fitoren 5-1 të Arsenalit kundër Ëest Ham, gjithsesi nuk ka mjaftuar për të bindur Alen Shirer, se kileni është një lojtar i nivelit botëror. Tregolëshi i ish-sulmuesit të Barcelonës ka ndihmuar “Topçinjtë” të ngjiten në vendin e dytë në renditjen e Premier League, por Shearer mendon se ngurrimi i Arsen Venger, për ta aktivizuar si qendërsulmues në të kaluarën tregon, se ai nuk mund të konsiderohet mes më të mirëve në botë.

“Mendoj se Arsenal është një skuadër më e mirë këtë vit për shkak të tij”, ka thënë ish-sulmuesi i Anglisë, për BBC. “Dhe do të doja të pyesja Arsen Venger, se nëse ai është një lojtar i madh, pse i janë dashur dy vite për ta aktivizuar si qendërsulmues”? Shirer ka thënë më pare, se Serxho Aguero i Mançester Sitit është i vetmi “top-lojtar” që luan në Premier League”, por ka pranuar se, nëse Sançez e ndihmon Arsenalin të fitojë titullin në këtë sezon, kileni mund të konsiderohej në një nivel me argjentinasin.