Aguero, 15 milionë euro kontratë, për të festuar 10 vjet tek Siti

Do të mbushë të paktën 10 vjet me fanelën e “Qytetarëve”. Kun Aguero firmosi kontratën e tij të re, me rrogë 220 000 paund stërlina në javë, marrëveshje që do ta mbajë në stadiumin “Etihad” deri në 2021. Kjo do të thotë se sulmuesi argjentinas do të jetë në radhët e Mançester Sitit për një dekadë, pasi mbërriti në 2011.

Një rrogë prej gati 15 milionë eurosh në sezon është një vetëm një vlerësim për kontributin e tij, por edhe një lloj festimi për këtë arritje të madhe. Aguero theu rekordin e golave për Sitin nëntorin e kaluar, duke lënë pas Erik Brukun që kishte 78 vjet i paprekshëm. Sot, Kun ka 204 gola në 299 ndeshje, duke qenë me mesataren një gol për 108 minuta.

Sfidanti.al