Abramoviçi me një dhuratë “bombë” për Konten.. Grizmanin

Roman Abramoviçi po punon seriozisht që ta përforcojë më shumë Çelsin e tij, duke u përpjekur që të sjellë në radhët e tij futbollistin francez, Antuan Grizman të Atletikos së Madridit, bëjnë të ditur mediume angleze. Pronari i Çelsit synon që ta sjellë Grizmanin tek ekipi i tij, gjatë sezonit dimëror të transferimeve, ndërkohë që thuhet se ai është gati të vëjë në dispozicion, të paktën, 80 milionë sterlina për futbollistin francez dhe nuk do të përbëjë ndonjë befasi të madhe, ndërsa, me këtë rast, do të mund të thyhet rekordi i transferimeve (89 milionë sterlina) i bashkatdhetarit të Grizmanit, Pol Pogba.

Grizmani i ka entuziazmuar mjaft tifozët e futbollit me formën e tij të shkëlqyer jo vetëm në kampionatin evropian të fundit, por edhe në kampionatin spanjoll, ku ai, pak kohë më parë, u zgjodh futbollisti i sezonit të këtij kampionati, një mirënjohje që ai e mori, duke lënë mbrapa Mesin, Ronaldon dhe të tjerë.