Në Angli thonë se trajneri i Mançester Sitit synon të hyjë në garë me Liverpulin për yllin anglez të Dortmundit. Xhud Belinghami ka nisur të shkëlqejë në Bundesligë, ndërsa mosha e tij tepër e re18-vjeçare e bën atë një futbollist shumë të rëndësishëm për mjaft vjet. Natyrisht, nuk do të jetë e lehtë pasi Borusia kërkon të paktën 100 milionë euro për lojtarin ofensiv të mesfushës. Jurgen Klop ia ka vënë sytë, po ashtu Guardiola dëshiron që ai të jetë zëvendësuesi i Fernandinjos. Gjithsesi, Siti synon edhe Teo Hernandezin e Milanit, një futbollist francez shumë i vlerësuar që po luan në nivele të larta kohët e fundit. Do të duheshin 65-70 milionë euro për kartonin, pra nëse Pepi i do që të dy, do të duhej të shpenzonte të paktën 170 milionë euro.
Sfidanti.al