Donte Barçën, Alaba e kupton që Bajerni nuk harron dot aq shpejt!

Ish-presidenti Uli Hënes nuk është ndonjë engjëll, dhe gjithnjë ka mbrojtur me forcë interesat e klubit të tij. Ish-numri 1 i Bajernit i tregoi edhe një herë “thonjtë” ndonëse sot nuk ka asnjë detyrë, duke bërë një deklaratë për David Alabën. Mbrojtësi austriak refuzoi rinovimin me bavarezët dhe zgjodhi të shkonte tek Reali i Madridit, por Hënesi nuk e pati problem të nxirrte në “pazar” disa të “palara”. “Alaba më tha një herë që “ëndrra ime vazhdon të jetë që të luaj për Barçën”, – u shpreh veterani, – dhe unë i thashë nëse kishte nevojë që unë të flisja me presidentin apo administratorin e deleguar”. Kjo gjë nuk ndodhi dhe Alaba sot është tek Reali. Hënesi e kishte shigjetuar edhe më parë mbrojtësin duke thënë se “nuk arrij ta kuptoj sesi një lojtar që fiton 15 milionë euro në sezon, nuk bie dakord për 19.5 milionë”.

Sfidanti.al