Premier League po rikthehet, por dyshimet mbeten

Dita e parë post coronavirus i Bundesligës ka rikthyer entuziazmin dhe dëshirën për rifillim edhe në kampionatet e tjerë të rëndësishëm në Evropë dhe botë. Në Angli, ai që mezi po pret të mbyllë kampionatin është pikërisht trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp me ‘The Reds’ që janë pranë fitores së titullit që i mungon prej 30 vitesh.

‘Futbolli është i mrekullueshëm edhe me dyer të mbyllura-tha për BBC, trajneri gjerman-të gjithë kemi filluar të luajmë pa tifozë përrreth dhe e duam këtë sport jo për atmosferën që është në stadium’.

Krejt ndryshe mendon trajneri i Newcastle, Steve Bruce. Sipas tij, 12 qershori që është zgjedhur për momentin si dita e rifillimit të kampionatit, është shumë pranë për të rifilluar kampionatin.

‘Kemi më shumë nevojë për të rikthyer futbollistët në formë, ndryshe do të shemben si një kështjellë letre-tha për ‘Telegraph’, Steve Bruce-shumë trajnerë mendojnë si unë. Do të na duhen të paktën 6 javë, nuk e shoh sesi mund të luhen ndeshjet përpara fundit të qershorit. Është e nevojshme që të merret në konsideratë fakti që lojtarët nuk janë në aktivitet prej 8 javësh dhe kjo është ndoshta koha më e gjatë pa stërvitje në të gjithë karrierën e tyre’.

Sfidanti.al