Atletja ruse Daria Klishina, nënkampione e botës në kërcim së gjati në 2017 i befasoi ndjekësit e saj teksa në një intervistë për portalin ‘sports.ru’ pranoi se përpara 6 muajsh i propozuan të bëhej prostitutë luksi. Klishina, 29 vjecare u kontaktua nëpërmjet rrjeteve sociale ku i bënë edhe ofertën prej 200 mijë Dollarësh në muaj për shërbimet e saj si eskortë, një propozim që ajo nuk ngurroi ta refuzojë
‘Më propozuan që të bëhem eskortë-tregon Klishina-mesazhi vinte nga një person i panjohur nga SHBA te ‘Direct messages’. Ndodhi para 6 muajsh. Nuk e prisja dicka të tillë’
Klishina nuk e la me kaq rrëfimin e saj dhe tregoi detaje të tjera.
‘Thjesht më dërgoi një mesazh direkt në Instagram.Nuk jam një person që tallem me njerëzit dhe iu përgjigja: ‘Më vjen keq, por nuk jam e interesuar për ofertën,’, por ai më tha sërish:’Prit, mos e refuzo menjëherë. Nuk i di kushtet dhe shumën që po të ofroj’-tha atletja ruse përpara se të zbulonte shifrën e propozuar-shifra ishte shumë e lartë, 200 mijë Dollarë në muaj. Atëherë mendova, vërtet e shoh veten si një femër që do të pranonte dicka të tillë?’.
Sfidanti.al