Premflix, platforma e re e transmetimeve që po studion Premier League

Premier League është kamoionati që siguron më shumë të ardhura nga shitja e të drejtave televizive, por iideja është që ky aspekt të përmirësohet akoma më shumë. Për këtë arsye drejtuesit e kësaj lige po studiuojnë mundësinë për të imituar modele të tjera për të shumëfishuar të ardhurat financiare për klubet

Një model I ri I projektuar është ai që mund të quhet Premflix, sic është përmendur në disa media britanike dhe që bazohet në platformën e njohur të video on demand për filmat dhe serialet më të ndjekur, Netflix. Fillimisht  bëhet fjalë për eliminimin e ndërmjetësve, që janë rrjetet televizive për të shitur të gjitha të drejtat televizive në kanalin digital të Premier League.

Për më tepër, me këtë model, teorikisht do të ulej shumë cmimi për tifozët që aktuaklisht paguajnë një kuotë shumë më të lartë për të parë ndeshjen e kampionatit anglez në shtëpi. Burime pranë Premier Leagues kanë pranuar se pas herës së fundit të shitjes së të drejtave televizive u bë edeh studimi I planit për të ndryshuar modelin tradicional edhe pse askush nuk ishte I përgatitur për ta implementuar. Për këtë arsye kjo ide e re nuk do të mund të vihet në zbatim deri në vitin 2022 kur mbaron kontrata aktuale me Sky, BT dhe Amazon.

Sfidanti.al