Njëri prej momenteve decizivë të ndeshjes mes Interit dhe Milanit ishte edhe penalltia e humbur nga Çalhanoglu. Mesfushori turk duket se ra “pre” e pozicionimit të portierit francez, i cili në momentin e penalltisë u pozicionua në njërin krah të portës duke e “ftuar” që të godasë në pjesën e lënë të lirë. Mesfushori tentoi që të përfitonte, por francezi ishte përgatitur për tu hedhur në pjesën e lënë të lirë.

