Barazimet me Rayo Vallecano dhe Elche si dhe humbja e pësuar me Liverpool-in në Champions kanë vendosur në pikëpyetje stafin drejtues të Real-it.
Në ndeshjen e fundit gjuha e trupit e disa lojtarëve në fushë ka shqetësuar Florentino Perez, i cili tashmë është i bindur se mes stafit teknik dhe futbollistëve mungon “kimia” e nevojshme për të sjellë tituj në “Bernabeu”.
Sinjali më i keq ishte goli i dytë i pësuar nga Real-i përballë Elche-s. Álvaro Rodríguez, i cili për ironi të fatit është një lojtar i Real-it, rikuperoi topin në mesfushë, por nuk u sulmua prej asnjë prej pesë lojtarëve madrilenë që e rrethonin. Në Valdebebas të tillë gola të pësuar nuk mund të lejohen nëse mbron ngjyrat e një klubi si Real-i.
sfidanti.al

