Dembele për ‘Topin e Artë’: E dija që do ta fitoja

Ylli i PSG-së, Ousmane Dembele, ka rrëfyer për herë të parë emocionet dhe momentet e veçanta nga ceremonia ku fitoi “Topin e Artë”, në një intervistë ekskluzive për “GQ France”.

Francezi e fitoi “Topin e Artë” në vitin 2025, duke mposhtur në garë yllin e Barcelonës, Lamine Yamal, dhe bashkëlojtarin Vitinha.

Duke treguar fillimin e asaj nate të madhe, Dembele shpjegoi se ishte gjithmonë i qetë duke bërë shaka me miqtë.
“Në fillim isha në makinë me shokët e mi të skuadrës, Joao (Neves) dhe Desire (Doue) dhe sinqerisht isha shumë i relaksuar. Për më tepër, po shikonim ndeshjen PSG–OM që po luhej në të njëjtën kohë, kështu që ishim të fokusuar. Edhe në tapetin e kuq qëndrova i qetë, dhe vetëm kur filloi ceremonia nisa të ndjeja pak presion. U stresova pak”.

Ceremonia zgjati dy orë, ndoshta dy orë e gjysmë, por për Dembele gjithçka kaloi shpejt.

“Ishte fantastike, të gjitha fjalimet, të gjitha çmimet që u dhanë… Ishte kënaqësi t’i shihja lojtarët që i njihja, si Iniesta, Raphinha, Yamal, me të cilin kam luajtur. Legjenda si Gullit dhe Ronaldinho, dhe po ashtu presidentin e Barcelonës, Joan Laporta. Normalisht, isha i lumtur të isha me shokët e skuadrës. Prania dhe përkrahja e presidentit Nasser Al-Khelaifi më prekën shumë”.

A mendoi ndonjëherë se mund të mos fitonte? Përgjigjja e tij është e sinqertë dhe e drejtpërdrejtë: “Nuk e mendova fare këtë sepse e dija që do ta fitoja. Kur e kuptova 100%? Kur Ronaldinho hapi zarfin”, shtoi ai.

sfidanti.al