Allegri në historinë e Milanit

Derbi i Madonninës i fituar nga Milani ndaj Interit nuk vlen vetëm 3 pikë me peshë për klasifikimin, por i shërbeu edhe vetë Massimiliano Allegrit.

Trajneri livornez në fakt pas këtij suksesi hyri në historinë e Milanit teksa arriti në kuotën e 100 fitoreve me kuqezinjtë në të gjitha kompeticionet

Në këtë mënyrë, emri i Massimiliano Allegrit në klasifikimin e vecantë të Milanit, iu bashkohet personaliteteve të tilla si Carlo Ancelotti, arrigo Sacchi apo Fabio Capello.
Sipas të dhënave të Opta, Allegri është trajneri i 7-të në historinë e ‘Djajve’ milanezë që arrin në kuotën e 100 fitoreve në pankinën kuqezi.

Përpara livornezit janë pikërisht; Carlo Ancelotti, Nereo Rocco, Fabio Capello, Stefano Pioli, Nils Liedholm, Arrigo Sacchi, emra që kanë lënë gjurmë të forta në historinë e Milanit

Fitorja e 100-të e Allegrit erdhi në ndeshjen më të ndjerë që u vendos nga goli i Pulisic që nuk ngurroi të dërgojë në rrjetë një top të kthyer nga Sommer.

Ky rezultat i jep mundësinë Milanit që të vijojë me serinë e rezultateve pozitive (humbja e vetme mbetet ajo e gushtit ndaj Cremoneses) dhe i çon kuqezinjtë në vendin e dytë të klasifikimit bashkë me Napolin dhe vetëm 2 pikë pas Romës kryesuese.

Një arritje personale e trajnerit toskan të Milanit që ndërthuret në mënyrë perfektë me ambiciet e skuadrës për titull.