Portugalia do të luajë pa kapitenin e saj, Kristiano Ronaldon, edhe në ndeshjet e radhës. Sulmuesi 33 vjecar i Juventusit ka vendosur që të mbetet jashtë përfaqësueses luzitane dhe sipas të përditshmes ‘Record’, ky vendim është marrë pasi ai u këshillua edhe me drejtuesit e Federatës Portugeze të futbollit dhe trajnerin Fernando Santos.
Kjo do të thotë se Ronaldo nuk do të jetë në sfidën e Ligës së Kombeve ndaj polonisë që do të luhet në 11 tetor dhe në miqësoren që Portugalia do të luajë ndaj Skocisë në 14 tetor. Por jo vetëm kaq, Ronaldo nuk do të mos jetë në skuadrën portugeze as në ndeshjet e nëntorit kundër Italisë në San Siro e pikërisht Polonisë, të dyja këto të vlefshme për Nations League, gjë që u konfirmua nga vetë trajneri i kampionëve të Evropës, Fernando Santos.
Vlen të kujtohet se Kristiano ronaldo nuk u grumbullua me përfaqësuesen portugeze as në ndeshjet e muajit shtator ndaj kroacisë e Italisë, por sipas ‘Record’ kjo nuk do të thotë se sulmuesi i Juventusit do të tërhiqet përfundimisht nga kombëtarja, përkundrazi, sulmuesi as e con nëpërmend këtë ide.
sfidanti.al