“Plutokrat, mendon se futbolli i takon vetëm atij”

Ndeshja mes Bajernit dhe PSG-së ishte edhe një ndeshje mes dy filozofive të ndryshme të menaxhimit të një klubi sportiv. Nga njëra anë qëndron skuadra gjermane, e cila ka zero borxhe dhe administrohet nga një bord i zgjedhur prej anëtarëve, ndërsa nga ana tjetër është skuadra franceze, e cila zotërohet nga Emiri i Katarit, i cili investon pasurinë e vet. Nga shkallët e “Allianz Arena” tifozët e Bajernit kanë bërë të qartë qëndrimin e tyre përballë skuadrave, të cilat administrohen ndryshe. “Ministër, pronar klubi, mbajtës i të drejtash televizive! Anëtar i UEFA-s dhe Shef i Shoqatës së Klubeve! Futbolli është i imi? Në djall vafsh plutokrati Al-Khelaifi!”, ishte mesazhi i tifozëve të Bajernit për presidentin e PSG-së, Naser Al-Khelaifi.

sfidanti.al